Magazinë

Arrestohet Noizy-t dhe DJ Crax pasi rrahën barbarisht një person, reagon Policia e Shtetit: Do të ekstradohen drejt Kosovës

Shkruar nga Liberale

Arrestohet Noizy-t dhe DJ Crax pasi rrahën barbarisht një person,

Reperi Noizy dhe Dj i tij, Bahtjar Bajraktari, kanë përfunduar në prangat e policisë në mesnatë në një klub nate, teksa performonin në qytetin bregdetar të Shëngjinit.

Lidhur me arrestimin e tyre ka reaguar Policia e Shtetit, e cila shprehet se ndaj shtetasit Rigels Rajku dhe Bahtjar Bajraktari, ishte leshur urdhër-arrest nga autoritet e Kosovës. Ata dyshohet se janë autorë të dhunimit të “TikTok-erit”, Medi Iseni, ngjarje e ndodhur më 2 gusht në Pejë.

Noizy dhe Dj Crax akuzohen për veprën penale “Lendim i rëndë trupor”. Policia bën me dije se arrestimi i tyre u bë me qëllim ekstradimin drejt Kosovës.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH