Magazinë

A fsheh veshja e Meghan Markle mesazh të koduar për familjen mbretërore? (Foto)

Shkruar nga Liberale

A fsheh veshja e Meghan Markle mesazh të koduar për familjen

Meghan Markle dhe princ Harry udhëtuan në Nigeri më 10 maj ku u festua 10-vjetori i “Invictus Games”, eventi sportiv që i dedikohet veteranëve të dëmtuar dhe lënduar në luftë. Vizita erdhi fill pas një tjetër eventi organizuar për të njëjtën arsye në Angli, ku as mbreti Charles, as William nuk pranuan të shkonin, edhe pse ishin të ftuar.

Meghan u pa e veshur me një fustan që i tregonte shpinën, një varëse floriri të trashë dhe disa byzylykë duke iu përshtatur motit shumë të ngrohtë nigerian. Të dy ishin veshur me lino dhe ishin kombinuar me njëri-tjetrin.

Por ky fustan nuk është aq i zakontë, pasi emri i tij është Windsor dhe po i njëjti është mbiemri i familjes mbretërore. Sipas rrjeteve sociale ku u zbulua detaji, ky fustan është i 2018-ës dhe mund të ketë qenë në garderobën e Markle prej shumë kohësh.

Mediat angleze kanë shkruar se veshja mund të jetë një mënyrë e Meghan për të treguar se e mbështet Harry-n pas vizitës në vendlindje. Por e vërteta nuk dihet, pasi nuk ka një konfirmim nga vetë çifti.

A fsheh veshja e Meghan Markle mesazh të koduar për familjen

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH