Showbiz

Maestro e uroi live për shtatzëninë, si reagoi Kiara Tito

Shkruar nga Liberale
Maestro e uroi live për shtatzëninë, si reagoi Kiara Tito

Armaldo Kllogjeri ka qenë sot i ftuar në “Dancing With the stars Fan Club”, emision i cili prezantohet nga ish- konkurrentja e Big Brother, Kiara Tito.

Pak pas nisjes së intervistës, ai ashtu si gjithë kuriozët, donte të mësonte të vërtetën për shtatzëninë e Titos, ndërsa në emision nuk kanë munguar ngacmimet për këtë.

"Doja të uroja për shtatzëninë, nuk e di nëse je apo jo, po kështu thuhet!”- i tha ai Kiarës.

Ndërsa kjo e fundit e kaloi bisedën me sportivitet në një temë tjetër, duke mos e zbuluar sërish se si qëndron e vërteta. Moderatorja tha se do flasin një ditë tjetër për këtë dhe se sot ishin aty për të folur për Maestron.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH