Showbiz

Madonna ndërpret bashkëpunimin me David Guetta-n për shkak të shenjës së horoskopit

Shkruar nga Liberale
Madonna ndërpret bashkëpunimin me David Guetta-n për shkak

Madonna nuk pranon të punojë me personat që i përkasin shenjës së Akrepit. Këtë e ka bërë me dije, DJ David Guetta në një intervistë kohë më parë.

DJ i famshëm francez zbuloi dikur se Madonna kishte qenë e interesuar të punonte me të pasi ai fitoi një Grammy në 2011-ën për një remake të këngës së saj “Revolver”.

"Ajo më thotë se e pëlqeu remixin dhe më sugjeron që unë të prodhoj albumin e saj të ardhshëm. Mbërrita për drekë. Folëm për gjithçka, muzikën, atë që ajo dëshironte të bënte me albumin. Super bukur. Ishim vetëm ajo dhe unë. Shumë të relaksuar. Po drekonim dhe po bisedonim", ka thënë Guetta, ndërsa më pas, ajo zbuloi se shenja e tij e zodiakut është Akrepi.

"Më fal, nuk do të mund të punojmë së bashku. Ishte kënaqësi të të njihja. Mirupafshim!", i ka thënë menjëherë ajo.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH