Globi

Macron thirrje nga Izraeli: Të ndërtojmë një koalicion rajonal për të luftuar kundër grupeve terroriste

Shkruar nga Liberale
Macron thirrje nga Izraeli: Të ndërtojmë një koalicion

Presidenti francez Emmanuel Macron propozoi (sot) të martën që koalicioni ndërkombëtar i cili lufton kundër Shtetit Islamik në Irak dhe Siri të zgjerohet për të përfshirë luftën kundër grupit militant palestinez Hamas në Gazë.

Presidenti francez e bëri këtë propozim ndërsa po viziton Izraelin, por nuk dha detaje se si do të mund të bëhej kjo. Kryeministri izraelit, Netanyahu pas takimit e cilësoi luftën e vendit të tij kundër Hamasit si lufta për shpëtimin e qytetërimit.

Presidenti Macron e bëri të ditur propozimin e tij gjatë konferencës për shtyp krahas kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu duke thënë sea shtu si grupi Shtetit Islamik, edhe Hamasi është një organizatë terroriste që ka për qëllim shkatërrimin e Izraelit.

“Kjo është arsyeja pse Franca është e përgatitur që koalicioni ndërkombëtar kundër Shtetit Islamik, të luftojë edhe kundër Hamasit. Unë iu propozoj partnerëve tanë ndërkombëtarë që të ndërtojmë një koalicion rajonal dhe ndërkombëtar për të luftuar kundër grupeve terroriste që na kërcënojnë të gjithëve”, tha Presidenti francez.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH