Aktualitet

Macron paralajmëron Europën: NATO, para vdekjes. Ja ç'bën SHBA

Shkruar nga Liberale
Macron paralajmëron Europën: NATO, para vdekjes. Ja

Në një intervistë për “The Economist”, presidenti i Francës, Emmanuel Macron tha se Aleanca e Atlantikut të Veriut (NATO) ndodheT para “vdekjes”.

Sipas “The Economist” ai paralajmëroi se forcat e NATO-s po zvogëlohen për shkak se SHBA iu ka kthyer shpinën aleatëve të saj.

“Ajo që ne po përjetojmë tani është vdekja e trurit të NATO-s. Evropa po qëndron në skajin e një gremine të thellë”, tha Macron. Presidenti i Francës shkon më tej dhe thotë se tani është koha, por dhe momenti që Evropa të mendojë në mënyrë strategjike për veten e saj, si një forcë e pavarur gjeopolitike.

“Në të kundërtën Evropa nuk do të mund të kontrollojë më fatin e saj”, ka thënë Macron. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH