Kryesore

“Macron ka nevojë për psikiatër”/ Tensione mes Francës dhe Turqisë

               Publikuar në : 22:08 - 24/10/20 liberale

Zhvillime të stuhishme në fushën e marrëdhënieve franko-turke dhe Parisi ka vendosur të tërheqë ambasadorin francez në Ankara dhe për të diskutuar në lidhje me situatën.

Politika e Tayip Erdogan u përshkrua si e rrezikshme nga homologu i tij francez, Emanuel Macron, pas deklaratave nxitëse të presidentit turk se Kreu i Shtetit Francez ka nevojë për një psikiatër.

Presidenca franceze ka denoncuar, në veçanti, deklaratat “e papranueshme” të presidentit turk, i cili vuri në dyshim “shëndetin mendor ” të homologut të tij francez Emanuel Macron, për shkak të trajtimit të tij ndaj myslimanëve.

“Deklaratat e Presidentit Erdogan janë të papranueshme. Provokimi dhe vrazhdësia nuk janë një metodë. Ne kërkojmë që Erdogan të ndryshojë rrjedhën e politikës së tij, sepse ajo është e rrezikshme në çdo mënyrë. Ne nuk përfshihemi në një luftë të padobishme dhe nuk pranojmë fyerje.

Franca vëren gjithashtu mungesën e mesazheve të ngushëllimit dhe mesazheve të mbështetjes nga Presidenti i Turqisë pas vrasjes së Samuel Patti”, mësuesi i cili u pre kokat një javë më parë në një sulm islamik pranë shkollës së tij në periferi të Parisit. Elysee gjithashtu vëren “deklaratat shumë fyese (të bëra nga Rexhep Tajip Erdogan) ditët e fundit, veçanërisht thirrjen për bojkot të produkteve franceze”, deklaroi presidenca franceze, duke njoftuar se Parisi po thërriste ambasadorin francez në Ankara për konsultime.

 

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back