Aktualitet

Macron e Merkel tentojnë të tregojnë unitet të BE në prag të Brexit

               Publikuar në : 18:40 - 16/10/19 liberale

Do të vizitojnë fillimisht selinë e korporatës ‘Airbus’, përpara se të zhvillojnë bisedime dypalëshe dhe një takim të kabinetit franko-gjerman në Tuluz.

Macron dhe Merkel do të diskutojnë për Brexit-in, ndërkohë që zyrtarët e BE-së dhe britanikët po përpiqen të arrijnë marrëveshje përpara samitit të së enjtes në Bruksel, i fundit para daljes së planifikuar të Britanisë nga BE-ja më 31 tetor.

Zyra e presidentit Macron njoftoi se delegacionet franceze dhe gjermane, përfshirë ministrat kryesorë nga të dy qeveritë, do të diskutojnë gjithashtu për tensionet e tregtisë globale, luftën kundër ndryshimit të klimës, projektet evropiane të mbrojtjes dhe si të mbrojnë rregullat e të drejtave të autorit të BE-së.

Top Channel

Tags: , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *