Aktualitet

Lyen me benzinë komshien për ta djegur, pasi dështon vetëdigjet

               Publikuar në : 19:53 - 16/10/19 liberale

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qendër të Ballshit. Sot rreth orës 18:15,shtetësja P.T, 60 vjeçe, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka spërkatur me benzinë dhe ka tentuar t’i veri flakën komshies së saj, shtetases E.Xh, e cila ka arritur të largohej.

E ndodhur në gjendje të rëndë psikologjike, shtetasja P.T ka hedhur benzinë në trupin e saj dhe ka ndezur çakmakun për t’u vetëdjegur.

Ndërhyrja e patrullës së policisë bëri të mundur që shtetasja P.T të mos pësoi dëmtime të rënda duke fikur menjëherë zjarrin.

60-vjeçarja u transportua me ambulancë për në Spitalin Rajonal Fier dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashte rrezikut për jetën. Dyshohet se kjo shtetase vuan nga depresioni.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *