Aktualitet

Lushnje/ Tërhoqi qenin zvarrë me motor, procedohet 64-vjeçari

Shkruar nga Liberale
Lushnje/ Tërhoqi qenin zvarrë me motor, procedohet 64-vjeçari

Policia e shtetit ka reaguar pas një foto të publikuar në rrjetet sociale ku një qen ishte lidhur pas një motori dhe tërhiqej zvarrë.

Policia bën me dije se kanë shoqëruan në komisariat shtetasin F. H., 64 vjeç, banues në Zhamë, Lushnjë. Ai është proceduar penalisht për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, menjëherë identifikuan dhe shoqëruan në ambientet e Policisë, bashkë me motomjetin e tij me targa LU199A, shtetasin F. H., 64 vjeç, banues në Zhamë, Lushnjë. Në vijim të veprimeve, u procedua penalisht shtetasi F. H., për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve” dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme,” – njofton policia.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH