Aktualitet

Lushnje/ 60-vjeçari denoncon “fallxhoren” në polici, mashtroi gruan e tij

Shkruar nga Liberale
Lushnje/ 60-vjeçari denoncon “fallxhoren” në polici,

Një 60-vjeçar në Lushnje ka denoncuar në polici një shtetase me pretendimin se ka mashtruar gruan e tij duke i marrë një shumë të konsiderueshme. Ngjarja ka ndodhur në banesën e tyre në fshatin Zhamë.

Njoftimi i policisë:

“Në Komisariatin e Policisë Lushnjë ka bërë kallëzim 60 vjeç, banues në fshatin Zhamë, se në banesën e tyre, një shtetase ka mashtruar bashkëshorten e tij dhe i marrë një shumë parash, me pretendimin se do t’i parashikonte fatin. Po punohet për identifikimin dhe për kapjen e kësaj shtetaseje.

Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme".

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH