Editorial

Lulzim Basha midis aleatëve ndërkombëtarë dhe aleatëve të brendshëm

Shkruar nga Liberale
Lulzim Basha midis aleatëve ndërkombëtarë dhe aleatëve

Ervis Iljazaj

Ka disa kohë që Lulzim Basha artikulohet për Reformën në Drejtësi ndryshe nga sec e kishim dëgjuar që nga koha që ajo hyri në fuqi. Pavarësisht se gjithmonë akuzon Edi Ramën për tentativat e tij të kapjes së organeve të reja, sidomos për Gjykatën Kushtetutese, përsëri gjuha e tij në drejtim të Reformës është e një natyre tjetër. Si të thuash, një qasje tjetër politike ndaj saj. Në javët e fundit, si asnjëherë më parë Basha mbështet publikisht domosdoshmërinë e Reformës në Drejtësi, madje, për disa nga organet e saj, si përshembull SPAK , shprehet se është zgjidhja për të luftuar korrupsionin qeveritar.

Duket qartë pra, se kursi politik i Lulzim Bashës është i ndryshëm nga koha e protestave dhe djegia e mandateve. Edhe për aletatë ndërkombëtar të Shqipërisë ka një gjuhë tjetër. Në disa raste , as edhe i komenton qëndrimet e tyre.

Ndërkohë që, po për Refromën në Drejtësi, midis presidencës dhe mazhorancës ka filluar një konflikt i ri, edhe më i ashpër se ai i para 30 qershorit, Lulzim Basha ka zhvilluar një tur takimesh me qytetarët shqiptarë, duke u futur nën petkun e një politikani të moderuar, të ndryshëm nga ai që kemi parë gjatë vitit të fundit.  Një konflikt që ka hapur dhe një përplasje midis Presidenit dhe  disa prej misioneve diplomatike në Shqipëri, të cilat akuzohen nga presidenti se po ndihmojnë mazhorancën dhe Edi Ramën në kapjen e organve të reja në drejtësi.

Që nga koha e vendosjes së  9 kushtetve të Gjermanisë  për celjen e negociatave me Shqipërinë, kushte të cilat duket sikur janë të negociuara për të zgjidhur krizën politike më shumë se sa për hapjen e negociatave, Partia Demorkatike është në një marrëdhënie të re me aleatët ndërkombëtar të Shqipërisë, sidomos me Gjermaninë. Reforma zgjedhore dhe roli që po luan Partia Demorkatike është shenja e ndryshimit të kursit politik të Lulzim Bashës.

Në këtë kuptim, Lulzim Basha gjendet midis aleatëve ndërkombëtar të Shqipërisë dhe aleatëve të tij të brendshëm në betejën politike që u zhvillua për 30 qershorin apo edhe për organet e reja të drejtësisë, sic është pershëmbull Presidenti i Republikës.

Ndryshe nga c’ishin pritshmëritë për sesionin e ri politik të vjeshtës, ku shumëkush ishte përgatitur për një valë protestash të mëdha dhe të forta, aksioni i opozitës nuk ka grintën me të cilën na kishte mësuar në muajt e fundit, përtej ndonjë deklarate publike dhe denoncimit për kryebashkiakët e rinj që i kap ligji i dekriminalizimit.

Në fakt, Shqipëria ndodhet në një moment të ri politik, i cili kërkon dhe strategji të reja dhe rikonceptim të aksioni opozitar. E në këtë kuptim, Lulzim Basha ka përpara tij cështje të rëndësishme strategjike për të zgjidhur dhe vendosur, pa të cilat vështirë se ndonjë qëllim politik mund të arrihet.

Jemi në një moment të ri për faktin se betejat e muajve të kaluar të opozitës janë ezauruar, sidomos zhvillimi i zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.  Tashmë nuk është më në dorë të opozitës për të bërë  më asgjë për konfliktet dhe cështjet kryesore të politikës dhe krizës së saj. Aq me tepër kur, për të gjitha konfliktet, pritet tanimë të zgjidhen nga vendimet e arbitrit si Gjykata Kushtetuese, Komisioni i Venecias, apo vendimi për celjen e negociatave të Shqipërisë.

Këto janë të gjitha vendime, të cilat do të ndikojnë në dinamikën e re politike që do të krijohet, sepse nuk janë më në dorë të përballjes politike, e cila do të kërkonte një aksion opozitar ndoshta të fortë dhe radikal.

Pikërisht për këtë arsye, Lulzim Basha e di mjaft mirë se situata pas 30 qershorit nuk është e njëjtë me atë përpara tij. Prandaj, qetësia e aksionit të tij nuk duhet të marrë si një zmbrapsje, por si një moment reflektimi dhe rikonceptimi të të gjithë strategjisë politike.

Në këtë drejtim, c’është e vërteta ka shumë për të menduar dhe reflektuar.

Në radhë të parë, duhet të vendosë njëher e mirë dhe në mënyrë të qartë nëse hyn opozita në zgjedhje politike të parakohshme hipotetike më Edi Ramën Kryeminsitër apo jo ? Sepse, në radhët e aleatëve të tij ka disa zëra që po e sponzorizojnë këtë opsion, megjithëse në pamje të parë duket si kusht i panegociushëm largimi i Edi Ramës nga posti i kryeminsitrit. Dhe kjo, ndoshta do të jetë një cështje jo pak e rëndëishme për të vendosur dhe marrëdhëniet me aletatët e tij të vegjël apo të medhenj qofshin.

Në radhë të dytë, duhet të vendosë nëse mund të  ketë një marrëveshje me Edi Ramën, dhe mbi të gjitha, cfarë marëveshje dhe në cfarë termash. Apo aksioni opozitar do të vashdojë në këto kushte sic është tani, duke ju rikthyer vetëm protestave me idenë se populli do ta mbështesë masivisht për të detyruar Edi Ramën që të largohet ?

Në radhë të tretë, opozita dhe Lulzim Basha ka të nevojshme të rigjejë dhe të vendosë një urë të re dhe përfundimtare komunikimi me aleatët ndërkombëtar të Shqipërisë. Duke parë momentin që ndodhemi, kjo nuk do të jetë aspak një gjë e lehtë për të.

Këto janë vetem disa zgjidhje strategjike, që me shumë mundësi Lulzim Basha është duke menduar në këto momente, të cilat duhet ti vendosë në mënyrë të qartë dhe të prerë. Fakti që nuk janë fortë të qarta deri tani, ka të bëjë edhe me vendimet që  priten të jepen për të gjitha cështjet pezull të mbetura nga konflitktet politiko-instucionale në Shqipëri, që mund të ndryshojnë totalisht dinamikën politike.

Për të gjitha këto arsye, qetësia e opozitës e momentin nuk ka të bëjë me zmbrapsjen e opozitës dhe Bashës, por me vendime strategjike që duhet të marrë ky i fundit për shkak të momentit të ri politik që është krijuar pas 30 qershorit. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH