Aktualitet

“Lulishtja e mbushur me prezervativë”, qytetarja: Po bëhet prostitucion në mes të Tiranës, kemi frikë

Shkruar nga Liberale
“Lulishtja e mbushur me prezervativë”, qytetarja: Po bëhet

Prostitucioni është kthyer në një fenomen mjaft të rrezikshëm dhe shumë shqetësues në Shqipëri, aq më tepër kur ky fenomen tashmë po ndodh në zonat e banuara.

Një banore nga Tirana, se pranë kthesës së Kamzës, në lulishten në zonën  e njohur si “Kompleksi i Malajzianit”, çdo natë parkohen me dhjetëra makina, ku ushtrohet prostitucion i hapur.

Para në këmbim të seksit dhe pjesa tjetër është “free”, pasi në vend të hotelit, shërben bari në lulishten pranë kompleksit.

Kështu që çdo natë banorët e asaj zone janë të detyruar që ta bëjnë gjumin me frikë, por edhe shpesh mos flenë fare për shkak të zhurmave që vijnë nga jashtë, herë nga “kënaqësia” e herë nga konsumimi i lëndëve narkotike dhe atyre alkoolike.

Zonja ka denoncuar me pamje se çfarë ndodh brenda lulishtes, ku shihen prezervativë të hedhur përtokë, por edhe mbeturina të tjera që lihen nga punonjëset e seksit dhe klientët e tyre.

Ajo ka kërkuar ndihmë publike, që jo vetëm familja e saj por të gjithë banorët e zonës të shpëtojnë nga kjo ngjarje e shëmtuar që po ndodh rreth zonës ku ata jetojnë, pasi frika për fëmijët por edhe për jetën është shumë e madhe, pasi është mjaft e vështirë që një vajzë apo grua që kthehet nga puna në orët e vona të natës, të kalojë pa u ngacmuar apo edhe të bjerë pre e ndonjë sulmi seksual ndërsa është duke shkuar për në shtëpi./AbcNews.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH