LIfe Style

Lulet që nuk “vdesin” kurrë!

               Publikuar në : 15:55 - 14/04/19 V Liberale

Pranvera është një nga stinët më të bukura dhe më të lumtura të vitit. Ballkonet e shtëpive dhe tarracat mbushen plot me lule, por jo të gjitha rezistojnë për një kohë të gjatë.

Që ballkoni juaj të duket përherë i bukur duhet të zgjidhni lule të thjeshta dhe rezistente.

Kështu po ju sjellim disa nga lulet me rezistente që mund të zbukurojnë shtëpinë tuaj:

Hibiscus

E njohur ndryshe me emrin Lulja e Kinës, është një mundësi perfekte për të dhënë një ambjent mesdheu në oborrin tuaj.

Kjo është një lule me gjelbërim të përjetshëm. Ajo vjen në disa lloje, e kuqe, e verdhë, portokalli, e kaltër ose e purpurt.

Por, shkëlqimi i saj maksimal do të duket në verë, pasi ngricat e dimrit nuk janë fort favorizuese për “Hibiscus”.

Ajo duhet të ruhet në një vend ku preket nga rrezet e diellit. Edhe pse nuk ka nevojë fare të ujitet në dimër, në verë duhet ujitur, por avash pasi nuk duhet të përmbytet nga uji.

Petunia

Ajo ka nevojë për ujë të bollshëm dhe të përditshëm. Por duhet të keni kujdes! Nuk duhet të lagni petalet e lules.

Megjithatë, krahasuar me bimë të tjera të ngjashme, Petunjat kanë nevojë për më pak ujë.

Ngjyrat e luleve të kësaj bime janë të kuqe dhe rozë në përgjithësi, por ka edhe blu, vjollcë ose me shirita në dy ngjyra.

Geranium hiedra

Vjen nga Afrika e Jugut dhe konsiderohet si mbretëresha e çdo ballkoni. Petalet e saj rezistente ofrojnë një ngjyrë dhe përhapen në gjithë ballkonin apo tarracën. Veçanërisht në verë, që është koha kur ndodh lulëzimi i saj më i madh.

Është e rekomandueshme që Geranium të marrë rrezet e diellit për të lulëzuar. Në pranverë ju duhet ta ujitni shpesh këtë bimë. Të paktën dy herë në javë.

Thonj mace

Lule të kuqe, portokalli, të bardha ose vjollcë. Kjo lule karakterizohet nga larmishmëria e ngjyrave. Këto lule shkëlqejnë gjatë muajve prill dhe maj.

Nuk ka nevojë për shumë kujdes dhe është një bimë shumë e qëndrueshme. Kjo është një lloj bime që mund të qëndrojë në dielli, por në acar mund të vyshket.

Jasemin


Jasmin është një lloj i luleve që përveç zbukurimit ka edhe një aromë të këndshme.

Lule të vogla, zakonisht të bardha, por mund të jenë edhe kuqërremta ose të verdha.

Ajo duhet të ruhet në vende të veçanta sepse nuk duhet t’i marrë direkt rrezet e diellit. Pra, një vend gjysmë hije mund të jetë super për të. /Gazeta Liberale

(Visited 27 times, 1 visits today)

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *