Showbiz

Luizi u kërkon firma banorëve, çfarë marrëveshje dëshiron të arrijë me ta?

Shkruar nga Liberale
Luizi u kërkon firma banorëve, çfarë marrëveshje

Nominimet janë diskutimi më i shpeshtë që banorët kanë me njëri tjetrin brenda shtëpisë. Ditën e sotme, Luizi i ofron një marrëveshje disa prej banorëve ku ndër ta ishte dhe Dea Mishel.

Këngëtari Luiz Ejlli i ka shpjeguar rregullat banorëve, të cilat janë shumë të qarta dhe të thjeshta për t'u kuptuar-ose me të ose kundër tij. Ai i kërkon firmat secilit prej tyre në një fletë të bardhë. Banorët që firmosin automatikisht bëhen pjesë e grupit të tij.

Luizi shprehet se të gjithë këtë e bënë me qëllim që të vendos në lojë banorët e tjerë.

Edhe pse Dea hodhi firmën në fletën e bardhë, ajo i tha Teas se Luizi nuk duhet të mendojë se ajo do e mbrojë ndonjëherë atë.

Luizi u shpreh se duke mbledhur firmat e të gjithë banorëve ai do të sulmojë lojtarët e fortë dhe jo ata të dobët. Banorët e radhës që firmosën ishin Bledi dhe Keisi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH