Showbiz

Luizi thyen tjetër rekord me Instagramin e ri

Shkruar nga Liberale

Ka kaluar vetëm një orë që kur Luiz Ejllit i është hapur një faqe zyrtare në Instagram.

Dhe vetëm për një kohë kaq të shkurtër ka arritur të mbledh mbi 100 mijë ndjekës.

Kjo shënon një arritje të madhe, ndonëse banori i Big Brother VIP Albania ka fansa të shumtë gjithandej trojeve shqiptare e jo vetëm.

Ky Instagram ndërkohë menaxhohet nga partnerja e tij, moderatorja Kiara Tito, me të cilën u njoh në këtë reality show.

Në postimin e parë gjithashtu kanë falënderuar edhe të gjithë ata që e kanë mbështetur artistin shkodran në rrugëtimin e tij në BBVA.

Për Ejllin janë hapur edhe disa faqe të tjerë dhe një me mbi 600 mijë ndjekës së fundmi ka qenë në menaxhim nga motra e tij, Ina, pas një mosmarrëveshje që kishte me produksionin e këtij formati.

Theksojmë që Luizi është shpallur finalisti i parë i këtij edicioni të Big Brother.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH