Showbiz

Luizi sqaron marrëdhënien e fundit me Kiarën pas aludimeve për ndarje mes tyre

Shkruar nga Liberale
Luizi sqaron marrëdhënien e fundit me Kiarën pas aludimeve

Ata mbetën një nga çiftet më të diskutuara momentalisht në showbizin shqiptar.

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito që prej marrëdhënies së tyre të krijuar në shtëpinë e “Big Brother VIP” kanë ndezur dyshime nëse martesa dhe lidhja e tyre është apo jo reale.

Teksa Luizi ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për turin e koncerteve të tij dhe Kiara ka nisur xhirimet për moderimin e emisionit “Kepi i VIP-ave”, menjëherë kanë nisur aludimet për një ndarje të mundshme mes tyre.

Mirëpo, ka qenë vetë Luizi ai i cili i ka hedhur poshtë të gjitha fjalët; në një video ‘live’ për ndjekësit në Instagramin e tij. Ai foli i revoltuar kur u pyet se përse Kiara nuk e ka ndjekur në SHBA.

Fituesi i “BBVIP” ritheksoi edhe një herë dashurinë e tij për Kiarën.

“Asnjëri prej jush nuk e do Kiarën aq shumë sa e dua unë. Ajo është me xhirime në emisionin e saj në Turqi dhe unë po vazhdoj koncertet këtu në Amerikë.”

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH