Showbiz

Luizi shkel rregullat e lojës së produksionit, e dërgon veten në nominim: Ia vlen të rrezikoj

Shkruar nga Liberale

Produksioni i BBV iu kishte dhënë detyrë banorëve që të qëndronin të lidhur me litar për 24 orë, të ndarë në dy grupe, njëri që kishte lidere Ermionën dhe tjetri Eva Alikaj. Luizi, i cili ishte në grupin e Ermionës, ka vendosur të heqë litarin, duke rrezikuar kështu nominimin.

Duke qenë se i pari që heq litarin i jep avantazh një tjetri të grupit të tij, këngëtari vendosi që të rrezikonte. Nuk dihet se kujt do t'i bjerë avantazhi, por Luizi u shpreh se ja vlen që të rrezikojë dhe menjëherë e hoqi litarin, ndërsa pjesëtarët e grupit vazhduan lojën.

Banorët do të qëndrojnë 24 orë lidhur me njëri tjetrin, duke mos e shkëputur për asnjë moment litarin. Grupi që do të shpallet fitues, do të ketë imunitet në lojë.

Gjithashtu Vëllai i Madh u ka komunikuar banorëve se nëse dikush prej tyre heq litarin qëllimisht, jo vetëm që do të s'kualifikohet nga loja, por do kalojë menjëherë në nominim.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH