Showbiz

“Luizi pas Big Brother mund të “helmohet” nga fama, ja pse do të ndahet edhe nga Kiara”

Shkruar nga Liberale
“Luizi pas Big Brother mund të “helmohet” nga fama, ja

Luiz Ejlli dhe Kiara do të martohen  në finalen e Big Brother, ndërsa dasma e tyre po komentohet gjithandej.

Sot në “Ftesë në 5” u diskutua dasma e Kiarës dhe Luizit që pritet të ndodhë gjatë finales së Big Brother Vip Albania. Ky ishte një lajm i konfirmuar nga vet regjisori Eduart Grishaj, ndërkohë komentuesit dhe të ftuarit e “Ftesë në 5” shprehën opinionet e tyre.

Mardiola e konsideroi një veprim të nxituar, duke shtuar se pas dasmës së parë për lojë dhe propozimit, një dasmë reale është e lodhshme.

“U bë martesa fiktive në kuadër të lojës, u bë propozimi për martesë dhe tani më duket pak e lodhshme. Ua uroj me shpirt, s’ dua të aludoj sa dhe si u dashuruan, por më duket e tepruar, ndoshta më duket si telenovelë indiane”, u shpreh ajo.

Edhe Eduart Deda e konsideroi një hap të nxituar, madje sipas tij Luizi kur të dalë do të pendohet pasi do të shohë gjithë famën që ka marrë dhe mund të “helmohet” nga fama.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH