Showbiz

Luizi pa flitra, flet për jetën pas fitores së BBV

Shkruar nga Liberale
Luizi pa flitra, flet për jetën pas fitores së BBV

Luiz Ejlli, në një intervistë të fundit me Meriton Mjekiçin, ka kthyer disa përgjigje për të cilat njerëzit bëhen kuriozë.

Para të gjithave Luizi zbuloi nëse Kiara bëhet xheloze tani që ai është në kontakt me vajza gjithë kohës.

“Kiara nuk është xheloze, por thotë “me mend në kry”. Ky është si mesazh i koduar. Nuk ka përse të jetë xheloze.

Është normale se në çift ka xhelozi. Unë jam vetë natyrë ngacmuese, e ngacmoj i them u lodha mbrëmë por jo nga koncerti po na erdhën disa balerina. Filloj duke e ngacmuar, por ajo e ka njohur natyrën time dhe për këtë gjë e vlerësoj.

Nuk dua të pështyj atje ku kam lëpirë. Kam luftuar shumë për atë vajzë dhe e fitova. Nuk kam përse e çoj dëm gjithë atë kohë, përkushtim dhe vëmendje.”

Ndërsa në lidhje me suksesin që ka arritur ai është shprehur se nga artistët ka marrë xhelozi.

“Njerëzve që më kanë mbyllur derën, që më kanë shfrytëzuar dhe që kanë hedhur edhe baltë mbi mua iu uroj jetë të gjatë që të shohin sukseset e mia.

Ka shumë artistë që janë investuar në muzikë mbi 10 vite dhe shohin që jam unë më i preferuar për 4 muaj e gjysmë edhe unë të isha në vend të tyre, të jemi realistë ky është biznes e ke një lloj mllefi, një lloj xhelozie dhe nuk i fajësoj.

Ama a kam arritur të kuptoj se kush më do me të vërtetë nga këta artistë? Po.”

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH