Ish-banorja e Big Brother Vip, Genta Gjalpi e ftuar së fundmi në emisionin “Natën me Aulonën” ka folur për Luizin dhe Kiarën.
Genta u shpreh se ia ka frikën Luizit sepse është i paqëndrueshëm ndërsa për Kiarën tha se ajo do sakrifikojë për lidhjen.
“Unë kisha frikën e Kiarës, tani kam frikën e Luizit. S’më duket i qëndrueshëm. Nëse do ndahen do ndahen për shkakun e Luizit. Femra nuk ndahet asnjëherë, femra ndahet vetëm kur shkon diçka në ekstrem, femra sakrifikon shumë për një lidhje. Ndërsa mashkulli ikën. Sidomos mashkulli Gaforre (Luizi është shenja e Gaforres) ikën dhe nuk jep shpjegim kurrë”, tha Genta.