Showbiz

Luizi e pyeti për nëse u bë xheloze për Dean, Nita zbulon historinë e vjetër me Shpatin: Kemi dalë dhe jemi puthur

Shkruar nga Liberale

Në spektaklin e së kaluarës, shtëpisë së BBV i hyri edhe një banor i ri, Shpat Kërleshi. Shumë pak i njohur për publikun në Shqipëri, por ai është një ish-basketbollist i njohur në Kosovë, njëkohësisht edhe figurë mediatike.

Ai hyri i me maskë në fytyrë dhe e para që e identifikoi ishte Nita, banorja tjetër që ndodhet në BBV. Në fakt kjo nuk ndodhur rastësisht, pasi dy banorët kanë treguar se kanë pasur një histori njohjeje sëbashku para disa vitesh.

Ishte Luizi ai që ngacmoi pak Nitën lidhur me banorin e ri. Ai i tha: “Nita, a u ndjeve xheloze që Shpati që kur u fut u afrua më shumë me Dean sesa me ty?”. Nita i surprizoi të gjithë me përgjigjen:

“Në fakt para 4 vitesh unë dhe Shpati kemi dalë në takime bashkë. Kemi qenë fillimisht shokë, më pas kemi dalë shumë herë bashkë derisa arriti dhe një puthje, apo jo Shpat, por nuk shkoi më tej. Aq ishte dhe mbetëm shokë. Pra nuk jam bërë xheloze për Dean pasi do kisha qenë e lidhur që jashtë me Shpatin nëse do shkonin gjërat mirë.”  Historia u konfirmua edhe nga Shpati.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH