Aktualitet

Luizi dhe Kiara kurorëzojnë lidhjen e tyre “live”

Shkruar nga Liberale
Luizi dhe Kiara kurorëzojnë lidhjen e tyre “live”

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito kanë kurorëzuar mbrëmjen e sotme në transmetim “live” lidhjen e tyre, pas katër muajsh të dashuruar.

Luizi që pret ende fitoren, ka dalë nga shtëpia dhe i është drejtuar Bashkisë së Tiranës, ku e ka pritur kryebashkiaku Erion Veliaj, miq e familjarë të çiftit.

Kiara ka ardhur e shoqëruar nga babai i saj. Pas procedurës ligjore, ata i kanë thënë “po” njeri-tjetrit, teksa nuk kanë munguar as batutat dhe humori.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH