Kryesore

Luiza Gega na bëri sërish krenarë, ja çmimi që ka marrë

               Publikuar në : 09:17 - 16/02/20 liberale

Shoqata Europiane e Atletikës, “European Athletics” ka shpallur Luiza Gegën, sportisten më të mirë të kontinentit për muajin janar 2020.

Ky vlerësim për sportisten shqiptare erdhi pak ditë pasi ajo përmirësoi rekordin e saj kombëtar në 3000 metra, duke e ndalur kronometrin në kohën 8:44.46.

Ajo është bërë pjesë e një sondazhi si një ndër 5 sportistet më të mira dhe në bazë të votave të mbledhura është shpallur fituese e titullit “Atletja më e mirë europiane për muajin janar”. /Gazeta Liberale

Tags: ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back