Mbështetësit e Luiz Ejllit, e kanë përkrahur atë gjatë gjithë periudhës që ai ka qenë banor brenda shtëpisë së “BBV” dhe jo vetëm. Ata madje kanë qëndruar besnik ndaj tij edhe pas përfundimit të asaj eksperience dhe Luizi ka vendosur që ditën e sotme të bëjë të lumtur një prej tyre.
Ai ka vendosur të telefonojë me video call një ndjekëse, e cila quhet Kristina dhe jeton në Greqi. Këngëtari ka pohuar se kishte po aq emocione sa zonja Kristina, duke shkruajtur edhe një shkrim falenderues për të gjithë:
Dashuria që marr nga ju është më e madhe seç mund ta kisha menduar.
Kisha edhe unë po aq emocione sa Zonja Kristina (të cilën sot e njihni të gjithë), prandaj këto emocione të bukura nga kjo telefonatë surprizë, doja t’i ndaja me të gjithë ju.
Faleminderit nga zemra!