Showbiz

Luiz Ejli shkon i pari në finalen e Big Brother, Efi dhe Kiara debatojnë ashpër

Shkruar nga Liberale
Luiz Ejli shkon i pari në finalen e Big Brother, Efi dhe Kiara

Finalisti i parë është shpallur Luiz Ejlli, i cili do të garojë më pas për çmimin e madh pas më shumë se katër muajsh brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Sakaq, para se Luiz Ejli të shpallej finalisti i parë, Efi dhe Kiara nuk i kanë kursyer debatet e ashpra mes tyre as këtë javë.

Nga shoqëria e disa ditëve më parë, marrëdhënia e tyre ka kaluar në akuza, ku dy banoret kanë quajtur njëra-tjetrën “fallso” dhe manipuluese.

Edhe pse në debate me Efin, Kiara është treguar e ashpër, në anën tjetër ajo ka shprehur “dobësi” me Luizin, ku teksa diskutonte me të është prekur dhe është përlotur.

Gjatë spektaklit të sotëm është diskutuar më gjatë për raportin e tyre, ndërsa disa nga banorët e tjerë e kanë quajtur këtë situatë thjeshtë një lojë.

Kiara: Efi hedh kunja. Më vjen shumë keq se nuk dua të fokusohem më në ç’ka ndodhur jashtë. Shoh që Efit nuk i interesojë, nuk i bëhet shumë  vonë për mua, e kuptoj këtë gjë me energji. Nuk do doja të zgjatesha shumë se duket sikur do vazhdojë gjatë gjithë kohës kjo gjë.

Nuk dua të vazhdojë debat me një person që më thotë mashtruese më duket shumë e ulët.

Efi: Nuk di çfarë të them më shumë, dëgjova një mashtrim tjetër. Kiara më ka pyetur vetë sa follow kam shkuar, sapo ka dalë nga shtëpia. Mund të them që nuk më intereson asnjë mendim në këto momente. Luizi nga ana tjetër tregon pjekurinë e tij. Për të fituar ai shkel çdo gjë. Me aq sa do rrijë do përpiqem të arrijë finale. Ne e gjetëm gjuhën bashkë, por papritur ata u distancuan përsëri nga unë.

Bledi: Për mua është një debat fiktiv, një lojë.

Qetsori: Efi ka ardhur me mendimin që ajo me Luizin do të ishin shokë. Kam dyshimet e mia për Efin. Kiara po mbron më shumë marrëdhënien e saj. Unë i jap të drejtë Kiarës.

Efi: Mendimi i Qetsorit nuk më intereson fare.

Dea: Nuk më duket lojë. Luizi e ka nisur si lojë dhe  e ka bërë në një mënyrë shumë të shëmtuar, e ka prekur te pika  e dobët për ta bërë të ndihet keq. Ajo që ka lënduar më shumë Efin është që Kiara nuk e ka ndaluar Luizin t’i bëjë këo gjëra Efit.

Zhaklin: Nuk dua të flas shumë, por Efi tha një të vërtetë. Ajo e pësoi vetë nga Luizi dhe e kuptoi këtë gjë pikërisht tani kur ai e goditi njësoj si gjithë banorët e tjerë. E vetmja mënyrë që të arrijë në finale, është pikërisht që të luajë vetëm. Më vjen mirë që për herë të parë tha një të vërtetë.

Arbër: Mendoj që të dyja vajzat janë duke përdorur pak kartën e viktimizimit. Javës që shkoi kam thënë që Efi po ndërton lojën e saj. Pa hyrë në shtëpi mendoj që Efi vërtetë ka hyrë për të shijuar, por pas asaj që ndodhi kur hyri po kuptoj që e dëshiron finale.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH