Sport

Luis van Gal: Botërori i Katarit u trukua, sepse Mesin donin ta bënin patjetër kampion bote   

Shkruar nga Liberale
Luis van Gal: Botërori i Katarit u trukua, sepse Mesin donin ta bënin

Trajneri legjendar holandez, Luis van Gal ka bërë një akuzë të fortë duke deklaruar se Kupa e Botës Katar 2022 u stis dhe u zhvillua në mënyrë që të ndihmonte Lionel Mesin ta fitonte trofeun.

Shtatë herë fituesi i “Topit të Artë” udhëhoqi Argjentinën drejt lavdisë në Dhjetor 2022, duke shënuar dy herë në finalen kundër Francës të fituar 4-2 në stadiumin Lusail.

Albiçelestet mundën Holandën e drejtuar nga Van Gal në çerekfinale në një ndeshje emocionuese që përfundoi pas 120 minutave lojë, me gjuajtjen e penalltive. Argjentinës iu dha një 11-metërsh, ndërsa në rastet kur argjentinasit prekën dukshëm topin me dorë, nuk pati ndëshkime ndaj tyre.

“Nuk dua të flas shumë për të! Kur e shikon sesi Argjentina i shënon golat dhe si i shënojmë ne golat dhe sesi disa lojtarë të Argjentinës e kaluan kufirin dhe nuk u ndëshkuan, atëherë mendoj se gjithçka ishte e paramenduar. Çfarë dua të them? Që Mesi duhej të bëhej kampion bote? Unë kështu mendoj, po!”

Deklarata e ish-teknikut të “tulipanëve” u bë gjatë ceremonisë së dhënies së çmimeve “Eredivisie”, ku 72-vjeçari u vlerësua për kontributin e dhënë në futbollin holandez.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH