Aktualitet

Lufta pengesë, Rama: Mjafton një bombë bërthamore për të zhdukur 45 milionë njerëz

Shkruar nga Liberale
Lufta pengesë, Rama: Mjafton një bombë bërthamore për

Kryeministri Edi Rama pasditen e sotme zhvilloi një takim me qytetarët e Përmetit ku në fokus të diskutimeve ishin investimet e qeverisë në bashkinë e këtij qyteti.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri u shpreh se ka qenë një punë e mirë dhe e lavdërueshme ajo që është bërë, falë lidershipit të bashkisë dhe sidomos mbështetjes së vazhdueshme së ministres Kumbaro.

“Sot situata nuk është rozë, por padiskutim si në çdo gjë tjetër në këtë moment, po ta krahasojmë me nga u nis puna, është si dita me natën” - theksoi Rama. “Po ta krahasojmë me çfarë duhet të bëjmë akoma, jemi në të gdhirë të një dite të re. Ka akoma shumë për të bërë. Ne dimë se ku po ecim dhe e dimë se ku duhet të shkojmë. Ajo për të cilën dua të flas nuk është thjesht Përmeti, por një kontekst më i gjerë”.

Kryeministri u ndal edhe te pasojat që ka sjellë lufta Rusi-Ukrainë për gjithë botën.

“Flitet sikur po bëhet një diskutim për një konflikt të zakonshëm, ndërkohë që mjafton një bombë bërthamore për të zhdukur brenda 30 minutash 45 milionë njerëz. E them këtë sepse ne nuk jemi fatmirësisht në zonën e nxehtë ku lufta sjell bomba, vrasje dhe plagë të rënda, por nuk jemi as jashtë zonës së luftës sepse pasojat e saj na kanë prekur dhe na prekin përditë me inflacionin e luftës, me krizën e madhe të çmimeve të energjisë” tha Rama.

“Ajo që ne nuk mund të bëjmë dot, është të ndalojmë luftën, ta eleminojmë inflacionin e luftës. Por nga ana tjetër ajo që ne nuk mund të shmangim është përgjegjësia për të lehtësuar sa të mundim këtë barë që rëndon mbi të gjithë, si një flamë që i prek të gjithë dhe përditë. Sot ende në Shqipëri nuk është rritur asnjë qindarkë çmimi i energjisë elektrike për familjet dhe biznesin e vogël. Por ai konsum që vazhdon për gjithë nevojat e jetës së përditshme kushton shumë herë më tepër se çfarë familjet dhe bizneset paguajnë. Atë e mbulojmë ne, buxheti i shtetit,” u shpreh kryeministri i vendit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH