Globi

Lufta në Ukrainë/ Sulm me raketa në Kiev, shpërthime mbi zonat e banuara

Shkruar nga Liberale

Disa shpërthime u dëgjuan në orët e para të mëngjesin në kryeqytetin ukrainas, Kiev.

Lajmin e ka bërë të ditur fillimisht “Kiev Independent”, e cila raportoi për tre shpërthime të fuqishme. Sipas asaj që u raportua në rrjetet sociale, shpërthimet ishin më të shumta, të paktën katër, dhe u shkaktuan nga lëshimi i raketave ruse. Për momentin nuk dihet nëse ato kanë pasur si qëllim për të goditur objektet, apo janë kapur nga sistemi anti-raketë.

Sirenat që paralajmëron sulmet ajrore kanë rënë disa herë gjatë natës, në kryeqytetin ukrainas. “Disa shpërthime ndodhën në lagjen Shevchenkivskyi. Ekipet e shpëtimit dhe ambulancat ndërhynë menjëherë”, ka shkruar në një reagim kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko.

Agjencia e lajmeve Ukrinform, sipas dëshmive të marrë për banorët, raporton se në verilindje të kryeqytetit ka pasur disa shpërthime dhe ka rënë zjarr i madh. Një vullnetar ukrainas raportoi se dy persona u plagosën nga bombardimi. Ushtria ruse besohet se i lëshoi ​​raketat në zonat e banuara dhe në lagjen industriale të Kharkiv.

“Ukraina mund të fitojë dhe do të fitojë” luftën. Kështu deklaroi kryeministri britanik Boris Johnson, duke u bërë thirrje liderëve të G7 që të mos heqin dorë nga mbështetja për Kievin, teksa ka njoftuar mbështetjen e madhe financiare të vendit të tij për të ndihmuar Ukrainën që të përballet me ushtrinë ruse. Sipas “The Guardian”, “nuk është koha për t'u dorëzuar," këmbënguli Johnson, duke vënë në dukje se Londra do të sigurojë një garanci shtesë prej 600 milion euro. Gjithsej ndihma financiare dhe humanitare e dhënë këtë vit nga Mbretëria e Bashkuar për Kievin shkon në mbi 2 miliard euro. /Liberale.al/

[gallery ids="1250292,1250293,1250294,1250295"]

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH