Aktualitet

Lufta me Hamasin/ Joe Biden viziton Izraelin të mërkurën, bisedime me liderët e Lindjes së Mesme

Shkruar nga Liberale
Lufta me Hamasin/ Joe Biden viziton Izraelin të mërkurën,

Presidenti amerikan Joe Biden pritet të vizitojë Izraelin nesër të mërkurën për bisedime me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe për të demonstruar se Izraeli ka të drejtë të mbrohet, njoftoi sot Sekretari i Shtetit, Antony Blinken.

Biden synon të përsërisë solidaritetin e qeverisë amerikane me Izraelin ndërsa ushtria izraelite vazhdon përgatitjet për të nisur një operacion tokësor në shkallë të gjerë në Rripin e Gazës kundër lëvizjes islamike palestineze Hamas, tha Blinken pas bisedimeve të gjata me Netanyahu.

Biden do të shkojë edhe në Aman, kryeqytetin e Jordanisë, ku do të ketë takime me Mbretin Abdullah II, presidentin egjiptian Abdel Fattah al-Sisi dhe presidentin e Autoritetit Palestinez Mahmud Abbas, njoftoi dje të hënën zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karin Jean-Pierre.

Sipas John Kirby, një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Presidencës së SHBA-së, zoti Biden në bisedimet që do të ketë do të "përsëris besimin tonë se Hamasi nuk përfaqëson shumicën dërrmuese të popullit palestinez, i cili është gjithashtu viktimë luftë".

Ndërkohë, presidenti amerikan foli me kryeministrin irakian Mohammed Shia al-Sudani dhe presidentin egjiptian Abdel Fattah al-Sisi për luftën e Izraelit me Hamasin, tha Shtëpia e Bardhë në njoftime të veçanta për shtyp mbi bisedimet.

Sipas një njoftimi për shtyp nga presidenca amerikane, zoti Biden diskutoi me zotin Sudani përpjekjet për të parandaluar "përhapjen e konfliktit".

Ndërsa në bisedën e tij me zotin Sisi ai iu referua nevojës për të "ruajtur stabilitetin në Lindjen e Mesme më të gjerë", theksoi një deklaratë e dytë për shtyp.

Në të dyja bisedimet, gjithmonë gjatë njoftimeve të presidencës amerikane, u diskutua për nevojën për t'u përballur me krizën humanitare në përkeqësim në Rripin e Gazës./Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH