Aktualitet

Lufta Izrael-Hamas, rëndohet bilanci tragjik. MEPJ njoftim për shqiptarët në zonën e luftës

Shkruar nga Liberale
Lufta Izrael-Hamas, rëndohet bilanci tragjik. MEPJ njoftim për
Një ditë pas nisjes së sulmit të befasishëm të Hamasit në Izrael, raportohet për 613 viktima nga të dyja palët. Ushtria izraelite thotë se ka ende 8 "pika angazhimi" me militantët e Hamasit brenda territorit të saj, megjithëse pretendon se ka rimarrë kontrollin e 22 vendndodhjeve në jug të vendit. Hamasi thotë se "luftimet e ashpra" vazhdojnë. Kryeministri, Benjamin Netanyahu tha se Izraeli ka hyrë në një "luftë të gjatë dhe të vështirë" pas sulmit të paprecedentë nga Hamasi. Ushtria izraelite thotë se dhjetra izraelitë, duke përfshirë gra dhe fëmijë po mbahen peng në Gaza. Ambasada e Izraelit në Turqi, duke cituar Ministrinë e Shëndetësisë të Izraelit tha se të paktën 300 izraelitë janë vrarë deri më tani dhe dhjetëra janë rrëmbyer. Si pasojë e sulmeve në Izrael, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se që prej ditës së djeshme është në kontakt me të gjithë shqiptarët që punojnë apo studiojnë atje. Në funksion të sigurisë së qytetarëve shqiptarë në Izrael, Ministrja për Punët e Jashtme ka publikuar të gjithë kontaktet që mund të ju vijnë në ndihmë, si dhe ka informuar qytetarët që duan të largohen se aeroporti ndërkombëtar “Ben Gurion” është i hapur.
Për arsye sigurie, MEPJ këshillon shqiptarët që të mos ndërmarrin udhëtime drejt Izraelit, edhe nëse kishin planifikuar udhëtime drejt këtij shtetit.

Njoftimi i Ministrisë për Evropën dhe  Punët e Jashtme:

Për shkak të situatës së jashtëzakonshme në Izrael, informojmë qytetarët shqiptarë si në vijim: Aeroporti ndërkombëtar Ben Gurion (https://www.iaa.gov.il/en/) është i hapur. Qytetarët shqiptarë që kanë nevojë për informacion për largimin nga Izraeli të kontaktojnë në nr.whats app: +972 54-904-2813 ose në adresën e emailit: [email protected] Për arsye sigurie, këshillohet të mos ndërmerrni udhëtime drejt Izraelit, edhe nëse kishit planifikuar udhëtime drejt këtij shtetit. ❗Rregullat e sigurisë që duhet të ndjekin qytetarët gjatë lëvizjeve, i gjeni në linkun e Home Command https://www.oref.org.il/en.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH