Globi

Lufta Izrael-Hamas, Putin zhvillon bisedë telefonike me Netanyahun

Shkruar nga Liberale
Lufta Izrael-Hamas, Putin zhvillon bisedë telefonike me Netanyahun

Presidenti rus, Vladimir Putin zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ka ofruar mbështetjen e Moskës për t’i dhënë fund konfliktit aktual, Izrael-Hamas, sipas Kremlinit.

Putin gjithashtu informoi kryeministrin izraelit për bisedat e tij me presidentin iranian Ebrahim Raisi, presidentin sirian Bashar al-Assad, presidentin egjiptian Abdel Fattah al-Sisi dhe presidentin e Autoritetit Palestinez Mahmud Abbas, shkruan Al Jazeera.

Putin kishte bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm dhe që të merren parasysh interesat e palestinezëve në Gaza.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH