Showbiz

Luana Vjollca rikthehet në ekran, zbulon projektin e ri

Shkruar nga Liberale
Luana Vjollca rikthehet në ekran, zbulon projektin e ri
Pas përfundimit të emisionit "Shiko kush Luan", moderatorja e njohur Luana Vjollca u "zhduk" nga ekrani. Ajo nuk u bë pjesë e projekteve televizive dhe as e projekteve muzikore, duke bërë një pauz të gjatë. Nuk kanë munguar as aludimet për shëndetin e saj, por moderatoja ka shuar zërat. Ajo ka bërë një postim në Instagram, ku lajmëron një projekt të ri, i cili titullohet “Thuaje”. Në video, ajo sjell disa nga momentet kryesore të karrierës, nga koha kur ka qenë velinë në Fiks Fare, deri në emisionin e fundit. Moderatorja ka vënë në fokus arritjet e saj personale ndër vite por nuk ka lënë pas dhe angazhimin e saj në muzikë. Kujtojmë se pak kohë më parë moderatorja zbuloi pak më shumë mbi këtë projekt që ka punuar fort prej më shumë se një vit.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by LUANA VJOLLCA (@luanavjollca)

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH