Aktualitet

Luan Rama: Ekipi drejtues i LSI, përgjegjësi për rezultatin e zgjedhjeve

               Publikuar në : 18:44 - 04/09/21 liberale

Ish-nënkryetari i LSI, Luan Rama thotë se opozita dhe LSI janë përgjegjëse për rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit.

Në një intervistë për Neës24, ai tha se opozita duhej të vendoste kushte të panegociueshme kur u ulën në tavolinë për reformën zgjedhore.

I pyetur se sa përgjegjësi ka Monika Kryemadhi në rezultatin e zgjedhjeve, ai tha se i gjithë ekipi drejtues i LSI duhet të ndjejë përgjegjësi për rezultatin e marrë.

Më tej ai është shprehur se LSI është në një moment delikat duke shprehur nevojën e reformimit të saj.

“Një drejtues i lartë politik, partie ka disa nivele dhe shkallë të përgjegjësisë. Morale, politike, partiake dhe mendoj që i gjithë ekipi drejtues i LSI duhet të ndjejë përgjegjësi për rezultatin. Ai është një rezultat që vlerësohet në bazën e numrave dhe sot kemi vetëm 4 deputetë. Nuk arritëm si opozitë që të mbërrinim tek formula që përkthen në mandate votën e qytetarëve.

Është absurd që të marrës mbi 100 mijë vota dhe te marrësh 4 mandate. Miratimi i ndryshimeve në Kod është përgjegjësi e opozitës. Opozita duhej të vendoste kushte të panegociueshme.

LSI është në një moment delikat i cili do të përcaktojë dështimin apo suksesin se sa do të arrijë LSI të shndërrohet në kauzën e të rinjve. Nëse LSI nuk riformulohet, rithemelohet që ta bëjë atë shpresën e të rinjve do të ketë problem. LSI duhet të fillojë që tani punën me 15 dhe 16 vjeçarët me partinë si një hapësire ku ata të gjejnë vetveten”- tha Rama.

Lidhur me vendimin për largimin nga çdo post drejtues i LSI, Luan Rama tha se qëndrimin ia ka bërë me dije edhe kryetares Monika Kryemadhi, e cila e ka mirëkuptuar.

“E kam thënë publikisht edhe me strukturat që nga rezultati i LSI në Vlorë do të varet qëndrimi im në strukturat drejtuese të LSI. Me zonjën Kryemadhi kam komunikuar më parë. Ia kam bërë të njohura me detaje arsyet e largimit dhe i kam kërkuar të më mirëkuptojë dhe ajo është shprehur me korrektesë se më mirëkupton”- u shpreh ai.

Tags: , , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back