Aktualitet

LSI kërkon nisjen e protesave: Në këmbë kundër grabitjes monstruoze

Shkruar nga Liberale
LSI kërkon nisjen e protesave: Në këmbë kundër

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili bën thirrje për protesta. Me anë të një postimi në Facebook, numri dy i kësaj force politike iu kërkon shqiptarëve që të ngrihen në këmbë dhe të shpëtojnë vendin nga gremina.

Sipas Vasilit, çdo minutë e Rilindjes në pushtet do të thotë grabitje e pronës publike.

"Të gjithë në këmbë kundër grabitjes monstruoze rilindase të prones dhe jetës së shqiptarëve!

Nga rrugët e florinjta me mbi 20 milion euro km e deri tek rritja e çmimit të bukës tregojnë se grabitja dhe përvehtësimi rilindas nuk kursen asgjë. Kur nuk kurseu as çmimin e bukës, mendoni të tjerat.

Mijëra familje po përballen me Covid-in dhe shpenzojnë e futen në borxhe për të përballuar sëmundjen ndërsa rilindja, që e ka për detyre jo vetem nuk i ndihmon, por përkundrazi vazhdon koncesionet për oligarkët, që gllabërojne miliona euro duke i lënë shqiptaret në ditë të hallit", shkruan Vasili, duke theksuar se LSI nuk do të tërhiqet kurrë pas.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH