Aktualitet

LSI: Askush s’na lajmëroi për komisionet

Shkruar nga Liberale
LSI: Askush s’na lajmëroi për komisionet

Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar lidhur me situatën e krijuar këtë të hënë në Kuvend, ku deputetë të PD-së braktisën seancën plenare.

LSI sqaron se asnjë nga deputetët e LSI nuk është lajmëruar në mënyrë që të bëjnë propozimet e tyre në lidhje me pjesëmarrjen në komisionet parlamentare.

“Të dashur kolegë! Një sqarim lidhur me situatën e krijuar në seancën e sotme. Shërbimi i Seancave në Kuvendin e Shqipërisë nuk ka lajmëruar asnjë nga deputetët e LSI, në mënyrë që të bëjnë propozimet e tyre në lidhje me pjesëmarrjen në komisionet parlamentare. Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla pranoi kërkesën e LSI dhe për këtë arsye miratimi i përbërjes së komisioneve parlamentare u shty për në seancën tjetër.”

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH