Aktualitet

LSI ankimon në KQZ rezultatin për qarkun e Beratit

Shkruar nga Liberale
LSI ankimon në KQZ rezultatin për qarkun e Beratit

Lëvizja Socialiste për Integrim ankimon në KQZ rezultatin për qarkun e Beratit, në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit.

Në dokumentin e depozituar nga LSI-ja, kërkohet përsëritja e zgjedhjeve në këtë qark. LSI-ja pretendon që në këto zgjedhje ka patur shumë parregullsi në proces.

Sipas kësaj partie, në disa Qendra Votimi u gjetën fleta votimi pa vula, ndërsa shton se në çdo ZAZ ka patur tentativa për votim të dyfishtë.

Gjithashtu në ankimim thuhet se 80 vota të LSI-së janë shpallur të pavlefshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH