Edicioni i dytë i Big Brother Vip nisi më 24 dhjetor.
E ndërsa banorët brenda shtëpisë mendojnë, se do të përfundojë për pak javë, jashtë thuhet tjetër gjë.
Lori Hoxha ka publikuar në Instastory një bisedë me moderatoren, Arbana Osmani, ku i shkruan asaj se edhe 3 muaj dhe mbaron.
Nuk dihet nëse kjo është një shaka apo jo, pasi Lori e ka shoqëruar mesazhin me një emoji duke qeshur, por mbetet për t’u parë.