Globi

Londra 'paralizohet' nga protestat, mbi 200 të arrestuar

Shkruar nga Liberale
Londra 'paralizohet' nga protestat, mbi 200 të arrestuar

Londra është futur në ditën e dytë të protestave, ndërsa janë bllokuar disa nga rrugët e saj.

"Rebelimi kundër Shfarosjes", një grup që kërkon më shumë përpjekje për të mbrojtur klimën dhe që organizon protestën, ka bllokuar rrugët në shenjë proteste.

Mbi 200 veta janë arrestuar deri tani, pasi morën një paralajmërim nga policia.

Sipas policisë, protestuesit kanë leje të protestojnë në shesh, “Trafalgar Square”, por jo duke bllokuar rrugët.

Shumë prej tyre kanë marrë tenda dhe janë vendosur në rrugën Horseferry dhe Marsham, pranë ministrisë së rendit, dhe thonë që nuk kanë ndërmend të lëvizin.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH