Aktualitet

Lokale nate dhe shkuma party? Pipero: Në mënyrë kategorike, jo!

Shkruar nga Liberale
Lokale nate dhe shkuma party? Pipero: Në mënyrë kategorike, jo!

I ftuar në "Open" në Top Channel, mjeku Pëllumb Pipero thotë se lokalet e natës dhe shkuma party-t në plazhe nuk duhet të hapen, ndërsa çerdhet dhe kopshtet duhet të hapen.

“Kurse çerdhet dhe kopshtet do i siguroja unë prindërit se është e dokumentuar që fëmijët deri në 12 vjeç nuk e shpërndajnë koronavirusin. Ata vetëm mund ta marrin nga prindërit, por nuk e çojnë te prindërit. Mjafton të respektojmë ato protokolle zyrtare. Edukatoret të kenë maska dhe të lajnë duart. Dorezat nuk i këshilloj fare unë. Edukatoret ndoshta duhet të kenë protokolle të veçanta, t’ju bëhet tampon ose t’ju matet temperatura dhe gjithashtu të ruajnë masat higjenike. Lokalet e natës nuk do ti këshilloja të hapeshin, në asnjë mënyrë. Edhe këto shkuma party-t, nuk do i këshilloja”, tha Pipero. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH