Art & Kulturë

Loer Kume në një rrëfim në Shtëpia Studio Kadare

               Publikuar në : 16:25 - 27/06/19 R Liberale

Fituesi i edicionit të pestë të çmimit Kadare, ka qënë i ftuar në një bashkëbisedim me, në hapësirat e Shtëpisë Studio Kadare.

Nën moderimin e Ana Shkrelit, Kume foli për marrëdhënien e tij me letërsinë dhe librin me të cilin fitoi çmimin e madh “Amangala Mandala”.

Dhjetëra lexuesve të pranishëm ai iu përgjigj pyetjeve mbi letërsinë dhe sfidat e shkrimtarit shqiptar.

Amygdala Mandala” mbart një trup prej 10 tregimesh që u ngjajnë 10 zgjatimeve të një organizmi kompleks, që shpreh “modus-vivendi”-in artistik të autorit, për nga stili, forma e shtrirja që vihen në shërbim të mesazhit. Ashtu si në tregimin “Një flakë”, që ai preferon ta përcaktojë si tregimi “më i vogël në botë”, mesazhi i tij në shishe bredh në mandalën e lexuesit. Gjithkush e kupton se bëhet fjalë për dashurinë”, shkruan për këtë libër sjell për lexuesin nga UET PRESS në kolanën Leteratura Tobias Xhaxhiu.

(Visited 26 times, 1 visits today)

Etiketa: ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *