Aktualitet

Lobimi në SHBA/ Prokuroria mbyll hetimet: Basha të merret i pandehur

Shkruar nga Liberale
Lobimi në SHBA/ Prokuroria mbyll hetimet: Basha të merret i pandehur

Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet çështjen e financimit rus të Partisë Demokratike për lobimin në Shtete e Bashkuara të Amerikës.

Prokuroria ka dërguar një shkresë në selinë e PD, ku njoftohet lideri i demokratëve se ndaj tij kanë përfunduar hetimet për lobimin në SHBA përmes kompanisë offshore Biniata Trade.

Dosja hetimore është dorëzuar dje në gjykatë dhe i është komunikuar kreut të PD.

Ndërkohë që prokuroria e akuzon kryedemokratin Basha vetëm për “falsifikim i vulave, i stampave ose i formularëve”, ka rënë akuza për “pastrim parash”.

Prokuroria ka marrë të pandehur me të njëjtën akuzë edhe Arben Ristani e Ilir Dervishi./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH