Kryesore

“Lobimi në SHBA, çështje e mbyllur”, hap sot Gazetën Liberale

               Publikuar në : 08:23 - 14/01/20 liberale

Ndërsa PD e quan gjueti shtrigash hetimin dyvjeçar ndaj kreut Basha për lobimin rus dhe vënie në vend të drejtësisë vendimin e gjykatës, PS e sheh teatër absurd që rrëzoi në dy orë punën dyvjeçare të prokurorisë, ndërsa lajmëron apelimin dhe sugjeron që dosja të rikthehet për hetim tek SPAK.

Dje do të merrte fund saga e akuzave dhe hetimeve të kryetarit të Partisë Demokratike mbi lobimin rus, që nisi me një artikull të revistës amerikane “Mother Jones”, vijoi me hetimet e hapura kryesisht nga Prokuroria e Tiranës e që pati zhvillime të mëvonshme si thirrja e Lulzim Bashës në prokurori, mbylljen e hetimeve dhe dorëzimin e dosjes në gjykatë, ku kryedemokrati do të paraqitej si i pandehur, për akuzën që u reduktua në falsifikim formularësh.

Në fillim të nëntorit, selia blu do të deklaronte se kishin rënë poshtë 90 përqind të akuzave dhe ai 10 përqindësh i mbetur do të çmontohej në sallën e gjyqit.

Këto dhe shumë të tjera do t’i lexoni sot në Gazetën Liberale në print./Gazeta Liberale

Tags: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back