Aktualitet

Lleshaj vizitë në Prishtinë: Ja për çfarë ramë dakord!

Shkruar nga Liberale
Lleshaj vizitë në Prishtinë: Ja për çfarë

Gjatë vizitës në Prishtinë, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj u takua me Zv.kryeministrin e Parë të Kosovës, z. Besnik Tahiri.

Përmes një postimi në Facebook, ai shprehet se bashkërisht ranë dakord që në nëntor të formalizohet Kongresi i Autoriteteve Vendore Shqipëri-Kosovë.

STATUSI I PLOTË

Gjatë vizitës në Prishtinë, në takimin me Zv.kryeministrin e Parë të Kosovës, z. Besnik Tahiri ramë dakord që në nëntor të formalizohet Kongresi i Autoriteteve Vendore Shqipëri-Kosovë.

Duke diskutuar pēr forcimin e bashkëpunimit mes autoriteteve vendore, folëm mbi rëndësinë që kjo tryezë të identifikojë fushat e përbashkëta dhe të intensifikojë komunikimin mes njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë dhe Kosovë.

Me zyrtarin e lartë të qeverisë së Kosovës, dakordësuam që kjo iniciativë të kthehet e të shërbejë si model bashkëpunimi rajonal, e në veçanti si platformë e komunikimit të rregullt dhe efektiv mes qyteteve shqiptare në dy krahët e kufirit ????

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH