Aktualitet

Lleshaj sqaron nëse do të jetë pjesë e zgjedhjeve të 2021

Shkruar nga Liberale
Lleshaj sqaron nëse do të jetë pjesë e zgjedhjeve të

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ishte sot në Shkodër, ku prezantoi strukturat e reja të forcave “Shqiponja” në këtë qark.

Pyetjes së gazetarëve se nëse do të ketë një ligj që këto aksidente të rënda të shpallen vrasje rrugore, Ministri tha se po punohet për ndryshime rrënjësore në kodin rrugor shqiptar, që synojnë penalizmin e rëndë të atyre që shkaktojnë aksidente dhe pasoja në trafik.

"Ne sapo kemi lançuar në rrugë zyrtare iniciativën për ndryshime rrënjësore në kodin rrugor shqiptar, që synojnë penalizmin e rëndë të atyre që shkaktojnë aksidente dhe pasoja në trafik. Dua t’ju them se me gjithë faktin se çdo aksident është i rëndë dhe i papranueshëm, tendenca e aksidenteve rrugore në Shqipëri është në ulje të vazhdueshme. Sivjet kemi më pak aksidenteve si vjet në këtë periudhë dhe kjo do të vazhdojë drejt sigurimit", tha Lleshaj.

Ndërsa sa për zgjedhjet e 2021, Ministri tha se ato do të jenë zgjedhjet më të mira në historinë e saj, ndërsa në fund shumë shkurt konfirmoi se do të jetë pjesë e zgjedhjeve.

Pyetje: Zgjedhjet e 2021 kanë një afat. Keni sinjalizime që grupe të ndryshme kriminale që nga drejtësia janë lënë në terren, mund të veprojnë? Si do të monitorohet ky proces?

Lleshaj: Nuk kemi sinjalizime për aktivitet kriminal në këtë fushë, por kemi garanci të plotë se policia e shtetit edhe me masat që po marrim do të jetë absolutisht e aftë për të menaxhuar situatën e zgjedhjeve dhe Shqipëria do të ketë padiskutim zgjedhjet më të mira në historinë e saj.

Pyetje: Me apo pa ju?

Lleshaj: Me, me. (qesh)

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH