Aktualitet

Lleshaj: Pasuria që sekuestron OFL t’i kalojë Policisë

Shkruar nga Liberale
Lleshaj: Pasuria që sekuestron OFL t’i kalojë Policisë

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka prozuar disa ndryshime në aktin normativ për sekuestrimin e pasurive kriminale. Lleshaj tha se një ndër këto pika është kalimi i kompetencave të administrimit nga gjykatat te Agjencia e Administrimit të Aseteve të Sekuestruara.

Së pari është ndryshimi i kalimit të kompetencave të administrimit nga gjykatat, të cilat sot vendosin për administrimin e pasurive të sekuestruara, apo të konfiskuara tek organet administrative, konkretisht te Agjencia e Administrimit të Aseteve të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.

Kjo do të thotë që në vend që gjykata të vendos nominalisht për çdo rast emrin e një administratori, i cili do të merret me administrimin e pasurive të sekuestruara apo të konfiskuara, tashmë gjykata ngarkon një organ shtetëror që është Agjencia përgjegjëse për këtë punë dhe është Agjencia më tej, e cila nominon, emëron, kontrollon punën e administratorëve të çdo pasurie që ka në juridiksionin e saj.

Gjyqësori është marrë një herë e mirë në fillim, por është ngarkuar Agjencia. Ndërkohë që në nivel menaxherial dhe administrativ tashmë do të veprojë Agjencia, e cila do të jetë nën kontrollin, nën drejtimin e një Komiteti Ndërinstitucional, i cili do të luajë rolin e organit udhëheqës kontrollues, monitorues të kësaj Agjencie dhe të këtij procesi”, tha Lleshaj.

Po ashtu, Lleshaj tha një pjesë e pasurive të sekuestruara është parashikuar të futet në përdorim për luftën kundër krimit, duke propozuar që ato t’i kalojnë Policisë së Shtetit, e cila do t’i përdorë ato në luftën kundër krimit të organizuar.

Një gjë tjetër e rëndësishme në ligj, lidhet me destinimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara, ku parashikohet që një përqindje e konsiderueshme e tyre të futet në përdorim, të vihet në dispozicion të luftës kundër krimit. Pra, ne duam në një farë mënyre që krimin ta luftojmë duke përdorur dhe asetet dhe financat e tij.

Kjo do të thotë që një pjesë e madhe e këtyre aseteve, përmes vendimeve përkatëse të Komitetit Ndërinstitucional dhe Agjencisë, do t’i kalojnë në fund të herës Policisë së Shtetit, e cila do t’i përdorë një pjesë të tyre, në luftën kundër krimit të organizuar, qoftë si asete, qoftë si financa dhe si mjete të tjera, duke besuar që kjo do të shtojë një burim tjetër të rëndësishëm mbështetjeje për PSH, të cilës siç jemi në dijeni të gjithë, i jemi shpeshherë borxh për shkak të mbështetjes jo përherë të plotë në kuptimin financiar, në kuptimin material, logjistik e kështu më radhë”, u shpreh ai.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH