Aktualitet

Lleshaj pas dorëheqjes: Çfarë e ndau Shqipërinë nga kanabisi!

Shkruar nga Liberale
Lleshaj pas dorëheqjes: Çfarë e ndau Shqipërinë nga

Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, jep tre arsye, që sipas tij, kanë çuar drejt ndarjes së Shqipërisë nga kanabisi.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, pak ditë pas dorëheqjes, ish-ministri shkruan se “arsyet e këtij suksesi historik janë vullneti i paepur politik, angazhimi i fortë policor dhe bashkëpunimi ndërkombëtar.

Mesazhi i Lleshajt:

Ndarja e Shqipërisë nga kanabisi

Sot Italia konfirmoi një arritje të madhe të Shqipërisë. 2020-ta shënon vitin me minimumin e sasisë së kanabisit të trafikuar drejt Italisë nga Shqipëria: 37% më pak nga 2019.

Arsyet e këtij suksesi historik gjenden tek shumë faktorë, ku po veçoj:

1. Vullneti i paepur politik;

2. Angazhimi i fortë policor;

3. Bashkëpunimi ndërkombëtar, ku spikat ai me Italinë.

Operacioni i sotëm i SHÇBA-së dhe PSH në Vlorë, ku u shkatërrua një rrjet prej 41 personash, përfshirë edhe punonjës të Policisë, është vetëm një shembull që tregon se përse kemi arritur tek ky sukses që duhet të bëjë krenar të gjithë ata që kanë luftuar për këtë qëllim madhor.

Faleminderit Italisë për pjesëmarrjen në këtë luftë fitore të rëndësishme ????

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH