Aktualitet

Lleshaj e shkarkoi, ish-prefekti: E kaluara iku, të shohim para

Shkruar nga Liberale
Lleshaj e shkarkoi, ish-prefekti: E kaluara iku, të shohim para

Ish-prefekti i qarkut Shkodër Çesk Millja pasi u shkarkua nga ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ka dorëzuar detyrën. Gjatë komunikimit me median, ish-prefekti tha që ka zbatuar të gjitha aktet normative për situatën dhe ka punuar me përgjegjësi. Sa i përket motivacionit të shkarkimit nga detyra, Çesk Millja u shpreh se njoftimi ka qenë thjesht largim nga puna pa motivacion.

"Jam këtu për të zbatuar detyrimin ligjor në kuadër të dorëzimit të detyrës dhe meqë më dolët përpara nuk mund t'u anashkaloj sepse me ju kam bërë të gjithë punën në qarkun e Shkodrës. Duke u falenderuar pikë së pari, nuk ditë konference, por ditë pune për të rritur masat ndaj parandalimit të këtij fenomeni tepër të vështirë që Shqipëria dhe Shkodra po kalon. Të punojmë të gjithë bashkë për të realizuar atë mision për të ruajtur jetën e njerëzve, të gjithë bashkë për këtë qëllim. Isha këtu sot për të falenderuar të gjithë kolegët e mi që me punën dhe kontributin e tyre gjatë këtyre dy viteve dhe këtyre dy muajve nga prefekti, pushteti vendor dhe të tjera territoriale që kanë zbatuar të gjithë detyrat nga aktet normative. Në këtë aspekt nuk kam shumë komente, por të shohim përpara dhe mos shohim cfarë është bërë në të kaluarën", tha ai.

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj në 11 prill vendosi shkarkimin e prefektit të Shkodrës, Çesk Millja Mungesa për mungesën e vendimmarrjes për menaxhimin e situatës së COVID-19 dhe në vendin e tij u emërua zv. ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH