Aktualitet

Lleshaj dhe Veliaj paditen në SPAK për “tentativë vrasje”

               Publikuar në : 17:45 - 29/05/20 liberale

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka depozituar këtë të premte në Prokurorinë e Posaçme Anti-korrupsion një padi për “tentativë vrasje” ndaj ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, Drejtorit të Policisë, Ardi Veliu dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Juristja Adriana Kalaja ka kërkuar nga SPAK arrestimin e tre tyre, pasi sipas saj ata mund të fshehin provat.

Ndërkohë regjisori Robert Budina u shpreh se ceshtja do të ndiqet deri në fund dhe do të kërkohet edhe hetimin nga ndërkombëtarët.

Në kallzim thuhet se provat të cilat aleanca disponon janë filmime, raporte mjekësore si edhe dëshmitë e artistëve dhe aktivistëve që ishin të pranishëm më datë 17 maj kur u shemb teatri.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrin ka depozituar pak ditë më parë padi ndaj kryebashkiakut Veliaj dhe nënkryetarit Mazniku për shpërdorim detyre. Në Prokurorinë e Tiranes janë kallëzuar tre inxhiniere të Institutit të Ndërtimit të cilët e kishin cilësuar godinën të pariparueshme.

Tags: , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back