Aktualitet

Lleshaj: Asnjë drejtues bashkie nuk mund të mbajë me dhunë mandatin

               Publikuar në : 21:17 - 18/06/19 R Liberale

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar pas sulmit të KZAZ-së në qytetin e Shkodrës, ku përfaqësues të PD-së, i vunë flakën një klase ku ishin vendosur materialet zgjedhore.

Ministri Lleshaj thekson se asnjë drejtues bashkie nuk mund të mbajë me dhunë dhe me zjarr mandatin që tashmë po mbaron.

Ministri Lleshaj ne twitter:

Përpjekje e turpshme e përfaqësuesve të PD për të djegur një shkollë në Shkodër. Ftoj qytetarët e Shkodrës që të distancohen nga ky turp i pamasë dhe të izolojnë bijtë e dhunës.

Asnjë drejtues bashkie nuk mund të mbajë me dhunë dhe me zjarr mandatin që tashmë po mbaron. Nuk ka asnjë mundësi që dhunuesit t’i shpëtojnë ligjit. Pushteti mund të mbahet vetëm me votën e qytetarëve.

(Visited 2 times, 1 visits today)

Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *